Flash News

KRYESORE

Nuk i eci me karrierën ndërkombëtare, Elvana Gjata kthehet për publikun shqiptar me një klip të ri

Elvana Gjata ka realizuar dy projekte për karrirën e saj ndërkombëtare por që nuk i ecën ashtu siç ajo kishte pritshmëritë. Madje dy këngët e saj që mbajnë vulën e producentit të famshëm Poo Bear nuk arritën të kishin as klikimet që kanë patur këngët e saj në shqip.

Dhe pas kësaj mesa duket ajo po i kthehet tregut shqiptar. Prej disa kohësh, Elvana është më shumë në Shqipëri sesa jashtë dhe sipas postimeve që ka publikuar miku i saj, stilisti Valdrin Sahiti, Elvana është duke u përgatitur për një klip të ri.

Xhirimet po bëhen në Tiranë. Ende nuk dihen detaje dhe se kjo këngë do jetë për tregun shqiptar apo të huaj.

Të fundit