Flash News

KRYESORE

Nuk i eci si këngëtare, Oriola Marashi i kthehet modelingut dhe kërkon të bëjë histori në Shqipëri

Nuk i eci si këngëtare, Oriola Marashi i kthehet modelingut dhe
Oriola Marashi është një nga modelet më të komentuara për momentin. Ajo provokon me postimet në rrjete sociale dhe në të shumtën e rasteve është më shumë e zhveshur se sa e veshur dhe kjo e ka kthyer vajzën nga Puka, faktor në mediat sociale. Prej thuajse një viti, ajo ka paralajmëruar se do të publikojë shumë shpejt projektin e saj të parë muzikor, por mesa duket gjërat nuk po i ecin dhe aq mirë në këtë fushë. Megjithëse, figurantin në kripet e Noizyt vazhdon ta bëjë. Bukuroshja shqiptare me forma super seksi ka vendosur t`i rikthehet modelingut dhe Marashi kërkon të bëjë histori në Shqipëri. “Duke bërë histori në modelingun shqiptar,”-shkruan ajo në postimin e fundit në Instagra, e veshur me një fustan të zi të ngushtë, në breg të detit.

Të fundit