Flash News

KRYESORE

“Nuk i kalova aq mirë”, deputetja e PS tregon incidentin gjatë pushimeve të verës

Janë kthyer zyrtarisht në punë pas përfundimit të pushimeve verore.

Gjatë seancës së parë në sesionin e ri parlamentar, deputetët u rikthyen në Kuvend, ndërsa opozita e bashkuar e zhvendosi takimin, kohë kur ishte përcaktuar nga Kuvendi, në Shkodër si mesazh qëndrese kundër kriminalitetit të shtuar në këtë qytet.

Deputetët socialistë u pyetën në oborrin e Parlamentit se si i kaluan pushimet e tyre të verës, para se të nisë seanca e parë në fillim shtatori.

Ajo që ra në sy ishte përgjigja e deputetes socialiste, Ermonela Felaj, e cila tha se kjo verë nuk ishte ajo që priste.

E pyetur nga gazetarja e ‘Stop’ në tv Klan, Felaj tregoi se ka patur një incident të vogël gjatë verës, pasi kishte ndrydhur këmbën.

Gazetarja: Si i kalove pushimet

Felaj: Jo edhe aq mirë se pata një incident të vogël.

Gazetarja: Çfarë incidenti?

Felaj: Pata një frakturë në kavilje

Të fundit