Flash News

KRYESORE

“Nuk i kërcet fare për konsumatorin!” Manjani mesazh Ramës: Çfarë bënte me bizneset e mëdha

“Nuk i kërcet fare për konsumatorin!” Manjani mesazh

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, ka reaguar pas aksionit të qeverisë kundër informalitetit.

Në një status në “Facebook”  Manjani shkruan se kryeministrit Edi Rama nuk i kërcet fare për konsumatorin apo për biznesin.

Duke u ndalur te rasti ky Rama publikoi foton e një hoteli të bllokuar, Manjani thotë se Rama iu fali tatime të kohës së shkuar bizneseve të mëdha në mënyrë anti-kushtetuese.

 

Statusi i plotë

“Udhëheqësi i lavdishëm ka nxjerrë një foto hoteli të bllokuar, për medemek taksat e papaguara.

Është me vend të rikujtojmë se në fillim të këtij viti, në mënyrë haptazi anti kushtetuese ju fali tatime të kohës së shkuar bizneseve të mëdha, që i kishin arkëtuar atë para në kurriz të konsumatorëve prej vitesh.

Kush e dëmton më shumë konsumatorin një hotel që mezi bëhet gati të punojë një muaj në verë, apo një kompani e madhe shërbimesh që punon 365 ditë?!

Dhe flet për drejtësi e barazi para ligjit! Nuk është se nuk kupton atë që bën. E bën sepse nuk i kërcet fare as për konsumatorin e as për bisnesin.”

Të fundit