Flash News

KRYESORE

“Nuk i mbyllëm shkollat që njerëzit të dalin nga liqeni”, mesazhi i mjekut Tritan Kalo

“Nuk i mbyllëm shkollat që njerëzit të dalin nga

Për mjekun e njohur, Tritan Kalo, Shqipëria ka mësuar shumë nga gabimet e Italisë në përballjen me koronavirusin e ri COVID-19.

Kalo është shprehur se Italia bëri gabimin e madh që mbylli një derë dhe hapi shumë dritare. “Italia ndoqi një shembull të gabuar. Menjëherë ndërpreu lidhet me kinën, pro nuk ndërpreu ardhjet e kinezëve apo udhëtarëve italiane që vinin nga kina nëpërmjet rrugëve të tjera ajrore. Mbylli një derë dhe la të hapura shumë dritare. Duke testuar vend e pa vend, pra jo duke targetuar. Italia testoi pa hesap, nga të cilat shumë pak rezultuan pozitive dhe u ul  vigjilenca”, ka deklaruar në emisionin “Tempora” në RTV Ora ai.

Duke u rikthyer në siotuatën në Shqipëri Doktor Kalo thotë se duhen respektuar të gjitha masat dhe nuk duhen neglizhuar situata.

“Ajo që më habiti, më mori dikush në telefon, më tha: Tek liqeni as për ditë vere nuk ka kaq shumë njerëz. Shkollat nuk u mbyllën që njerëzit të vlonin rrugëve. Është diçka e gabuar, ndërkohë që kërkohet mos frekuentohen shkollat, të evitohet mundësia e kontaktit të ngushtë , ne shtojmë këtë risk me veprimet tona të pa ndërgjegjshme”, u shpreh ndër të tjera doktori i njohur, duke bërë kështu një apel për të gjithë.

Të fundit