Flash News

KRYESORE

"Nuk i menaxhoj dot lekët", Blerina Gjylameti tregon se në shtëpi gatuan burri

E ftuar në emisionin "My Living" në Vizion Plus, Blerina Gjylameti ka dhënë një intervistë shumë personale. Gjylameti ka folur për profesionin e saj si politikane, si bashkëshorte dhe si mama.

Ajo gjithashtu tregoi se në shtëpinë e saj gatuan i shoqi por edhe paratë i menaxhon ai edhe pse është ekonomiste me profesion.

“Kur fillova të angazhohesha më shumë në politikë. Tashmë ai është një kuzhinier aq i mirë saqë në shpesh e mbështesim dhe i themi: Përse nuk hap një restorant? Realisht gatuan në mënyrë fantastike jo vetëm për djalin në mënyrë të posaçme. Joeli tani thotë të më gatuajë babi! Por edhe kur mblidhemi me familjarë të tjerë apo miq bashkëshorti më thotë, Blerina gatuaj unë, ti merru me shtrimin e tryezës ose sallatat. Na pëlqen shumë të treve kuzhina italiane me ushqime më delikate, më të thjeshta se ato që gatuajnë nënat tona dhe që na ndihmojnë të rrimë pak më në formë”, tregon kryetarja e PS-së së Tiranës.

Kritiku më i madh i deputetes është bashkëshorti dhe mbështetësi më i fortë gjithashtu:

Kritiku më i madh është bashkëshorti. Kritiku dhe mbështetësi im më i fortë. Përballja me të është përballja më e vështirë sepse është e vërtetë që njerëzit e afërt i thonë gjërat pa rezerva. Ti thonë me dashamirësinë për të përmirësuar vetveten dhe për të përmirësuar punën që bën. Nga natyra e tij është që në çfarëdo lloj angazhimi timin do të më bëjë përballjen me argumentat kundra për të arritur që të kuptoj më mirë unë se çfarë ndodhë realitet dhe të përmirësoj punën.

Të fundit