Flash News

KRYESORE

Nuk i ndaloi policisë, i gjenden në makinë 30 mijë euro: Nuk dha shpjegime për origjinën e tyre

Nuk i ndaloi policisë, i gjenden në makinë 30 mijë euro: Nuk

Policia njofton se ditën e djeshme, në lagjen “1 Maji” Fier, në vendin e quajtur "Rotondo e Kryqëzimit të Parkut”, shtetasi me iniciale K.B, 37-vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë në pikë kontrolli.

Pasi është ndjekur e ndaluar nga shërbimet e policisë, iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 30450 euro, për të cilat nuk dha shpjegim për origjinën e tyre.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale "Pastrimi i produkteve të veprës penale" dhe "Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik".

Të fundit