Flash News

KRYESORE

Nuk i përfshiu në listë, por dy deputetet i japin mbështetje maksimale: Bashkohuni me Bashën

Nuk i përfshiu në listë, por dy deputetet i japin mbështetje

Ashtu siç pritej, lista e PD do të shkaktonte pakënaqësi te një pjesë e demokratëve, por ajo që po surprizon është mënyra se si po e presin shumë deputetë që nuk do të rikandidojnë në zgjedhjet e 25 qershorit.

Dy deputetet e Shkodrës dhe Korçës, Irma Kopliku e Eleina Qirici, kanë dhënë mbështetje maksimale për kryetarin Lulzim Basha dhe PD-në, pavarëissht se ky i fundit nuk i përfshiu në listë.

Qirici është më e drejtpërdrejt me mesazhin e saj: ““Bashkohuni me Lulzim Bashën. Fitore PD”.

Ndërkohë, Kopliku ka rikujtuar të gjitha përballjet në katër vite në Kuvend dhe fton qytetarët të japin mbështetje për PD: “Më së fundmi ekipi për 25 qershorin, për përballjen përfundimtare është gati.

Kam qenë pjesë e një ekipi të mrekullueshëm, që bëri opozitë në kushte shumë të vështira. U desh të përballemi me persona me rekorde kriminale, me fenomene si varfëria, korrupsioni,klientalizmi e lista nuk ka fund.

Në atë rrugetim pata dhe vështirësi, edhe lodhje, por edhe momente të bukura. Ishte një eksperiencë e mrekullueshme. U bëra pjesë e një sërë fitoresh:

Ligji për dekriminalizimin,

reforma në drejtësi e së fundmi kauza " Për zgjedhje të lira e të ndershme".

Asgjë s'do arrihej në se nuk do ishim bashkë në diskutime e në angazhime për të bërë më të mirën e mundshme. Pata rastin të marr nga eksperienca e kolegëve më të vjetër se unë në politikë, por pata dhe fatin të ndaj momentet e ndryshme me shumë miq të rinj.

Jo e fundit për nga rëndësia, ajo që dua të veçoj, është respekti e mbështetja që më dhanë bashkëqytetarët e mi shkodranë, por jo vetëm.

Tani çdo gjë që është arritur duhet çuar përpara. Kjo arrihet me angazhimin e skuadrës së re, me mbështetjen tonë e me mbështetjen e çdo demokrati.

Suksese miq demokratë e bashkë do ja dalim të kemi sukses ne këto zgjedhje! #Fitore”

Bregu i jep ‘lamtumirën’ PD së Bashës: Brenda janë ata që e donin partinë jashtë; nis një kapitull i ri

Nuk e rikandidoi, Albina Deda asnjë hatërmbetje me Bashën: I dha imazh tjetër PD-së

Nuk u rikandiduan nga Basha, reagojnë dy deputetët e parë të PD

Të fundit