Flash News

KRYESORE

‘Nuk i pres nëse kanë tjetër kalendar’, Rama ripërsërit ftesën për dialog ndaj opozitës

‘Nuk i pres nëse kanë tjetër kalendar’, Rama

Kryeministri Edi Rama në emisionin Reopolitix ka ripërsëritur qëndrimin për t’u ulur në dialog me opozitën pa marrë parasysh vendin dhe kohën. Me theksin se koha nuk pret, kryeministri tha se Reforma Zgjedhore duhet të realizohet me çdo kusht.

“Rekomandimet e OSBE/ODIHR nuk janë gjëegjëza, janë të shkruara e zeza mbi të bardhë. Ky vend nuk mund të vazhdojë me teka.

Nëse opozita nuk e ndjen presionin e kohës dhe janë në një kalendar tjetër është puna e tyre. Jam këtu në çdo moment që ata dëshirojnë. Për të gjithë që janë në atë karvan. Kush dëshiron të jem gati në tavolinë jam gati edhe në selinë e Partisë Demokratike, unë shkoj. Nëse ata janë rehat me orën e tyre që vazhdon e bie 12, ora ime është tjetër. Nëse ata nuk duam ne vazhdojmë”, deklaroi kryeministri.

Të fundit