Flash News

KRYESORE

Nuk i shkon moderatores në emision, Mc Kresha: Të më telefonojë dhe kërkojë falje

Nuk i shkon moderatores në emision, Mc Kresha: Të më

Para disa muajsh Liberta Spahiu u shpreh se Mc Kresha nuk pranon të shkojë në emisionin e saj ëpr një detaj të vogël, por pa dhënë shpjegime.

“Mc Kresha vetëm për një detaj të vogël, nuk vjen i ftuar më tek ne. Nuk e di përse, ama nuk vjen më në Prive’” – tha moderatorja Liberta Spahiu.

MC Kresha tregoi për moderatorin Alaudin Hamiti se gjërat mes tyre mund të qetësohen vetëm me një telefonatë, ku Liberta të kërkojë falje.

 “Ka kohë që s’të kemi parë në një intervistë te ne, përse? “– e pyet moderatori Alaudin Hamiti.

“Meqënëse tek ti ka folur Liberta, për këtë punë apo jo?” – ia ktheu ai.

“Ndoshta se ka kaluar shumë kohë…” – tha Alaudini.

 “Unë në ‘Prive’ mund të shkoj shumë lehtë. Duhet vetëm një telefonatë e Libertës: “Kresh, çka ka ndodhur, më fal, jemi shokë. Faljen e ke, gjithçka është ok, ka vetëm dashuri mes nesh. Kaq” – u përgjigj MC Kresha.

Të fundit