Flash News

KRYESORE

‘Nuk ishte dhunuar’. Familjarët e Enea Ftojit: Kishte shenja në trup, kërkojmë zhvarrosjen e trupit

‘Nuk ishte dhunuar’. Familjarët e Enea Ftojit: Kishte shenja

Ditën e sotme policia njoftoi se sipas ekspertizës mjeko-ligjore, vdekja e Enea Ftoit në ambientet e komisariatit të Korçës nuk erdhi si pasojë e dhunës së ushtruar. Për këtë ngjarje kanë reaguar familjarët e 27-vjeçarit të cilët shprehen se nuk janë në dijeni të këtij rezultati që dha ekspertiza.

“Nuk kemi dijeni për rezultatet e ekspertizës. Nga mediat mësuam, që policia thotë, se vdekja e Eneas ishte natyrore dhe nuk është ushtruar dhunë nga policia. Enea vdiq në Komisariat nga dhuna e policisë. E rrahën edhe kur e shoqëruan edhe në ambientet e Komisariatit. Policia fshehu dhunën ndaj Enea Ftoit”, thanë familjarët e viktimës.

Ata shprehen se djali i tyre kishte shenja në trup dhe fytyrë si dhe krahun e kishte të thyer. “Kërkojmë zhvarrosjen e trupit dhe riekspertim. Jemi të bindur që vdiq nga dhuna e policisë. Nëse nuk zbardhet e vërteta, do bëjmë vetëgjyqësi”, thanë familjarët.

Të fundit