Flash News

KRYESORE

Nuk ishte kandidat për zgjedhjet presidenciale, futbollisti merr 1 milionë vota

Në zgjedhjet presidenciale në Egjipt, në të cilat triumfoi Abdel Fatah Al Sisi, futbollisti Mohamed Salah mori 5% të votave ku 1 milionë persona votuan për të.

Sulmuesi i Liverpulit nuk edhe ka qenë kandidat zyrtar në zgjedhjet e fundit presidenciale, por populli e ka votuar duke qenë se ai i dha Egjiptit kualifikimin në Botëror.

Të gjitha votat dolën  të pavlefshme, pasi qytetarët kishin shkruar emrin e sulmuesit jashtë listës së kandidatëve.

Salah, ka shënuar 33 gola në 55 ndeshje me kombëtaren e Egjiptit dhe ka shënuar golin e minutës së fundit, që siguroi kualifikimin e Egjiptit për në ‘Kupën e Botës 2018’, në një fitore 2-1 ndaj Kongos.

Të fundit