Flash News

KRYESORE

Nuk iu dhanë pagat, naftëtarët e Ballshit në grevë urie: Të vdekur dalim që këtu. Fëmijët tanë duan bukë!

Nuk iu dhanë pagat, naftëtarët e Ballshit në grevë

Naftëtarët e Ballshit kanë vendosur të hyjnë në grevë urie. 10 persona kanë hyrë në grevë pas mungesës së një përgjigje nga kompania për rifillimin e punës si dhe për pagat e prapambetura.

Të ndodhur në një ambient pranë uzinës, Kreu i Sindikatës së naftëtarëve, Sokol Dautaj, dhe 9 punonjës të tjerë deklarojnë se morën këtë vendim pasi indiferenca e bashkisë, prefekturës dhe më pas kryeministrit ndaj kauzës së tyre është tallëse dhe fyese.

Kjo është greva e dytë që kanë zhvilluar protestuesit, ndërkaq gatishmërinë për t’iu bashkuar grevës e kanë shprehur edhe punonjëset femra të kësaj rafinerie.

 “Greva e urisë do vijojë deri në zgjidhje. Kjo nuk është një grevë politike, por ekonomike. Të vijnë të plotësojnë kërkesat tona, ne te kundert le ta mbyllin rafinerine. Kerkojme mbrojtje nga deputetet e qarkut. Vetem te vdekur dalim qe ketu. Femijet tane duan buke”, pohuan naftëtarët.

Edhe kreu i sindikatës së naftëtarëve ka pohuar se greva nuk është politike, ndërsa shton se kjo ishte mënyra e vetme për të reaguar ndaj indiferencës së tyre.

“Duke menduar se gjatë kësaj kohe të gjatë që naftëtarët janë në protestë. Që prej muajt janar jemi përpjekur me të gjitha forcat, me protesta, greva e parë e urisë, protesta të vazhduezhme përpara rafinerisë, bashkisë e prefekturës. Ditët e fundit shkuam dhe në kryeministri. Indiferenca e këtyre është tallëse dhe fyese. Ne i kemi dhënë opsionet tona; le të fillojë punë rafineria me njerëzit e duhur në mënyrë që pas 6 muajsh mos dalim sërish në rrugë.

Opsioni i dytë; le të mbyllet rafineria dhe të na jepen paratë prapa. Ne disponojmë vendimin e gjyqit, kërkojmë lekët, bukët e fëmijët. Nuk dimë se çfarë të kërkojmë më. S’ka rëndësi numri i protestuesve. Sikur një të rrijë në grevë urie, kauza qëndron. Cili do pronar të vijë, të dalë garant shteti. Ata po të kenë guximin dhe tagrin, le të vijnë mes naftëtarëve, të ofrojnë zgjidhje. Shoh se këtu ka mashtrim. Greva e urisë nuk është politike, është vetëm ekonomike. Këta janë tallur rëndë me ne. Ne madje nënshkruam dhe kontratat përpara dy javësh dhe ajo ishte tallja më e madhe”, tha Dautaj.

Të fundit