Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
“Nuk jam më kryetar partie”, Fuga i përgjigjet Gjinushit: Pse kjo deklaratë të fundos edhe më rëndë
Akademiku Artan Fuga, një nga kritikët më në zë të zgjedhjeve për Akademinë e Shkencave (pa garë dhe vetëm me një kandidat) ka reaguar pas deklaratës së Skënder Gjinushit, kur tha se nuk është më kryetar i PSD që prej datës 18 maj.
Sipas Fugës, ky qëndrim e fundos edhe më shumë pozitën e Gjinushit, duke i cilësuar argumentet e tij si paradoksale dhe se pa asnjë vlerë juridike.
Reagimi:
Deklaratë për mediat: Sofizmat juridike të Akademisë së Shkencave do e turpëronin çdo student të vitit të parë juridik.
Sikurse e thotë vetë, as kryetari i Partisë Social Demokrate dhe as kryetari i Akademisë së Shkencave z. Skënder Gjinushi ka bërë sot një deklaratë për mediat.
Me të ai deklaron se partia që ai drejton, social-demokrate, në aleancë zgjedhore me forcat politike qeveritare për zgjedhjet lokale, paska çuar në gjykatë kërkesën për t’a hequr atë si kryetar i asaj partie, e pas kësaj, komisioni qendror i zgjedhjeve ka marrë të gjitha masat juridike për të qenë në përputhje me këtë akt gjyqësor.
Deklaroj publikisht se ky veprim, nëse është bërë, dhe kjo deklaratë për median e fundos edhe më rëndë në paligjshmëri akademinë e shkencave të Shqipërisë, kryesinë e saj si edhe e tregon edhe një herë në dritë të diellit për mbarë opinionin publik se zgjedhje e kryetarit të akademisë të shkencave, por jo vetëm ajo, është krejt në kundërshtim me ligj dhe një shkelje ligjore e rëndë.
Arsyetimet paradoksale dhe sofiste në këtë deklaratë nuk qëndrojnë dhe nuk kanë asnjë vlerë juridike sepse :
Sipas ligjit në nenin tashmë të cituar 6/1 për akademinë e shkencave theksohet qartë se kryetari i një partie politike nuk mund të ishte as anëtar i asamblesë të akademisë së shkencave dhe jo më të zgjidhej kryetar i saj. Pra, ligja është shkelur qysh më parë,kur z. Skënder Gjinushi është kandiduar si kryetar i akademisë së shkencave kur nuk mund të ishte as anëtar i asamblesë së saj nga del edhe kryetari. Mua më vjen keq, por jam i detyruar të them se i interesuari në ato kushte, në respektim të ligjit, duhej prej kohësh të kishte zgjedhur nëse do të bënte karrierë të lartë politike, apo do të ndiqte rrugën akademike. Tani është shumë vonë për të riparuar një shkelje ligjore flagrante.
Skënder Gjinushi thekson në deklaratën për median se ka shpallur që më datën 18 maj 2019 se nuk do të ishte a se do të ngrinte detyrën e tij politike. Me këtë ai rivërteton se edhe fushatën për t’u zgjedhur si kryetar i akademisë së shkencave e ka kryer në kundërshtim flagrant me ligjin, pra e ka nulifikuar juridikisht .
Po ashtu edhe ditën e zgjedhjeve të paligjshme në akademinë e shkencave të datës 24 maj 2019, ai sikurse e pohon tashmë edhe vetë, ka qenë juridikisht kryetar i psd dhe figuronte në kqz si kryetar i një partie politike në aleancë me forca qeveritare për zgjedhjet vendore. Është e drejta e tij të zgjedhë kampin e vet politik, pak rëndësi ka, por ka rëndësi që me statusin e tij antiligjor ai nuk u ka siguruar akademikëve, sikurse e kërkon ligja, mbrojtjen nga presionet e tërthorta ose të drejtpërdrejta politike. Ligja me normat e tij pikërisht prandaj ndalon që kryetari i një partie politike të jetë anëtar dhe jo më pastaj të kandidojë për kryetar i akademisë së shkencave.
Prandaj, të gjitha veprimet juridike sot, pasi shkeljet ligjore janë konsumuar, nuk kanë asnjë vlerë dhe janë juridikisht nul. Ka një parim juridik që askush nuk mund të përfitojë nga veprime ose mosveprime të cilat në kohën që janë kryer përbëjnë shkelje të hapura ligjore. Ky është rasti. Kryetari i akademisë së shkencave nuk mund të zgjidhet në kundërshtim me ligjin, dhe pasi zgjidhet në këtë mënyrë joligjore të pretendojë se postfactum të vendoset brenda ligjit !!!
Do të ishte njësoj sikur një kryeministër të zgjidhej ta zemë president republike duke qenë edhe kryeministër, dhe pasi ta shkelte kushtetutën me të dyja këmbët, njëherë në fronin e Presidentit, pastaj, të thoshte se unë nuk jam më kryeministër !!!
Ja absurditetet juridike dhe logjike që gëlojnë në deklaratën për shtyp të as-kryetarit të zgjedhur në më shkelje të ligjit në fronin e kryetarit tê akademisë së shkencave !
Deklarata e z. Skënder Gjnushi tregon edhe njëherë sesa të sakta kanë qenë të gjitha denoncimet për paligjshmërinë që sundon në akademinë e shkencave të Shqipërisë. Kjo bën me përgjegjësi ligjore edhe zz. Vasil Tole dhe Salvatore Bushati, si të zgjedhur po atë ditë, në një proces zgjedhor të paligjshëm, dhe si anëtarë të këshillit ekzekutiv të asaj akademie. Por, nuk është vetëm ky rast. Ja përse unë vazhdoj të insistoj të kërkoj një komision parlamentar ku të mund të dëshmoj për gjendjen në këtë institucion të rëndësishëm të shtetit shqiptar !
A dëgjoni zotërinj dhe zonja deputetë ???
Akademia e Shkencave është në hall dhe në ankth. Deklarata e as-kryetarit të saj e dëshmon këtë më së miri. A thua se nuk pritej dot që zgjedhjet të kryheshin pasi ndarja e çdokujt nga poste politike të ishte kryer ligjërisht dhe juridikisht ! A thua se duheshin bërë zgjedhjet për të uzurpuar në mënyrë të paligjshme pushtetin në akademinë e shkencave përpara sesa ligjvënësi të kishte vënë në fuqi kuadrin ligjor reformues për atë institucion të kalbur nga koka te këmbët dhe të zhytur në paligjshmëri !
Dhe më në fund: është ulëritëse injoranca juridike e atij institucioni dhe e juristëve në të saqë lejojnë që në deklaratën për mediat e as-kryetarit të saj paradokset dhe sofizmat juridike të jenë të një niveli që do ta kishin turpëruar edhe një student të vitit të parë juridik në universitetin më të humbur shqiptar !
Unë e konsideroj këtë deklaratë për mediat dhënë nga as-kryetari i akademisë së shkencave si një presion që kërkohet t’i bëhet Presidentit të Republikës në çastin kur është ai që do të ndajë nëse do ta ketë Shqipëria edhe këtë precedent, që lëre të tjerat, por edhe kryetarin e akademisë së shkencave t’a zgjedhë në mënyrë antiligjore !
Gazeta Bild me siguri që në këtë rast nuk do të kishte nevojë për përgjime. Po ashtu Prokuroria e shtetit do t’a kishte të lehtë të hapte hetimin për uzurpim të paligjshëm të një posti publik !
Unë kam besim të plotë se Presidenti i Republikës do të dijë të vendosi drejt dhe paanësi!
Akademia e Shkencave të Shqipërisë është zhytur kokë e këmbë në paligjshmëri. Nuk ka deklaratë për mediat që e zhbën dot këtë.
Me konsiderata,
Artan Fuga
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38