Flash News

KRYESORE

“Nuk jam për protesta, dua të dëgjohen arkitektët”, Rama publikon mesazhin e Bujar Asqeriut për Teatrin Kombëtar

“Nuk jam për protesta, dua të dëgjohen

Kryeministri Edi Rama vijon me publikimin në Facebook të qëndrimeve të artistëve që janë pro shembjes të godinës së Teatrit Kombëtar.

Rama sot ka publikuar qëndrimin e aktorit Bujar Asqeriu, që sipas tij ishte zëdhënësi i fortë i protestës fillestare të artistëve.

Asqeriu është i mendimit se duhet të dëgjohen arkitektët dhe se nuk ka kuptim të vazhdojë debati për këtë çështje.

 

Postimi i Ramës

Aktori i famshëm, Bujar Asqeriu, i përket një brezi të ndërmjetëm, mes mjeshtrave që themeluan Teatrin Kombetar gjatë epokës komuniste dhe të rinjve, që erdhën në skenë kur regjimit komunist i erdhi fundi.

Ai krijoi një galeri të pasur rolesh, në ekran dhe në skenë, duke fituar zemrat e respektin e publikut. Në këtë çështjen, “prishet nuk prishet” rrënoja e teatrit, Bujari ishte zëdhënës i fuqishëm i protestës fillestare; kur i tërë komuniteti u mblodh bashkë, për të garantuar vijën e kuqe të mosprekjes së territorit të Teatrit Kombëtar për ndërtime të tjera.

Qyshse kjo çështje u sqarua qartë e prerë me qeverinë e me bashkinë, që s’kanë pasur kurrë ndërmend të përdorin truallin e teatrit për tjetër gjë, përveçse për ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar, Bujar Asqeriu, njësoj si shumica dërrmuese e komunitetit teatror, mbështet pa rezervë shembjen e të vjetrit e ndërtimin e të riut.

BUJAR ASQERIU:

Nuk jam për protesta, nuk i mbështes. Dua të dëgjohen arkitektët. Unë më në atë godinë nuk futem sepse është sëmundje. Nga ajo godinë ku vdiqën shokët e mi, më duket se jam sëmurur edhe unë. Dua një Teatër të ri dhe nuk ka më kuptim që të vihemi kundër njëri-tjetrit, por t’ua lëmë këtë çështje arkitektëve. Boll se u teprua!

 

 

Të fundit