Flash News

KRYESORE

"Nuk janë 15 kushte...", Gjosha apel Ramës: Merr seriozisht këto që kemi, mos fillo këngën e mijërave

Ish-ministrja e Integrimit Klajda Gjosha ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Rama se nuk janë 15, por mijëra kushte për integrimin europian. Përmes një shkrimi në rrjetet sociale, Gjosha i kërkon qeverisë të marrë seriozisht 15 kushtet dhe të mos fillojë një këngë të re- sikurse shperhet ajo- për mijëra kushte që janë për një etapë tjetër.

“Asnjë kornizë negociuese që do paraqitet nga Komisioni Europian, nuk do të kishte asnjë vlerë pa plotësimin e 15 kushteve që do të lejonin fillimin e procesit”, thekson ndër të tjera Gjosha.

“Do ishte mirë që qeveria t’i merrte seriozisht 15 kushtet dhe mos të fillojë këngën e re të mijëra kushteve që i përkasin një etape tjetër.

Institucionet kanë detyrë urgjente të përgjigjen me rezultate konkrete dhe të mos merren me propagandën e atyre që prej 4 vitesh e kanë hequr integrimin nga prioriteti kombëtar.

Asnjë kornizë negociuese që do paraqitet nga Komisioni Europian, nuk do të kishte asnjë vlerë pa plotësimin e 15 kushteve që do të lejonin fillimin e procesit të negociatave”, shkruan Gjosha.

Të fundit