Flash News

KRYESORE

“Nuk je miku im!”, Rama përballet nesër me deputetin gjerman Krichbaum

“Nuk je miku im!”, Rama përballet nesër me deputetin

Kryeministri Edi Rama do të nisë një vizitë dyditore në Berlin. Rama do të takojë kancelaren Angela Merkel me të cilën do të bisedojë dhe për çeljen e negociatave me BE-në.

Top Channel mëson se në ditën e dytë, Kryeministri Rama do të shkojë edhe në Bundestagun gjerman, institucioni që do të marrë vendimin për hapjen ose jo të negociatave.

Po ashtu mësohet se është planifikuar një seancë bashkëbisedimi mes Kryeministrit dhe Komisionit të Jashtëm në Bundestag. Ky Komision drejtohet nga Gunther Krichbaum, i cili është shprehur shumë skeptik sa i përket hapjes së negociatave të Shqipërisë.

Kryedemokrati Basha akuzoi Ramën se po financonte një fushatë denigruese me shënjestër kreun e Komisionit për Çështjet e Europës në Bundestag.

Kjo deklaratë ngjalli reagimin e Ramës i cili u shpreh se Gunther Krischbaum nuk është miku i tij. Por ditën e nesërme Rama dhe Krichbaum do të takohen ballë përballë dhe mbetet për t’u parë si do të vijojnë bisedimet e tyre.

Si e sulmuam gjermanin Krichbaum, si shqiptarë apo si europianë?

Çfarë deklaroi deputeti gjerman Krichbaum që acaroi kryeministrin Rama: S'je miku im

Të fundit