Flash News

KRYESORE

'Nuk jemi dele', kosovarët protestojnë nga ballkonet: Do kërkojmë zgjedhje të reja pas pandemisë

Një grup aktivistësh në Kosovë do të protestojnë sot nga ballkonet e shtëpive në shenjë të pakënaqësisë për zhvillimet politike në Kosovë.

Aktivistët e grupit Replikë, njoftojnë nga Facebook-u se protesta do të zhvillohet nga ora 20:00 deri në ora 20:10.

“Të gjithë qytetarët e Kosovës, më 24 prill 2020, në ora 20:00, përmes zhurmës me tenxhere do të kërkojmë zgjedhje të reja parlamentare pas përfundimit të pandemisë COVID-19.Zhurma e tenxhereve le të jetë kërkesë e jona për vazhdim të punës të qeverisë në detyrë deri në përfundimin e pandemisë dhe pastaj shpalljes së zgjedhjeve”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se dje Lidhja Demokratike e Kosovës ka vendosur që Avdullah Hoti të jetë kandidati për kryeministër i Kosovës, pas shkarkimit të Kurtit nga detyra.

Vendimi u mor sot gjatë mbledhjes së Kryesisë së LDK-së dhe u konfirmua publikisht nga kryetari i saj, Isa Mustafa.

Të fundit