Flash News

KRYESORE

"Nuk jemi dele, nuk pranoj të bindem", Florian Binaj del publikisht kundër urdhrave të Ramës

E imiton prej vitesh në "Portokollai" dhe mbase audienca e ngatërron ndonjëherë duke menduar se Florian Binaj mund të jetë pro Ramës, por imitimi i kryeministrit është më shumë çështje profesionale sesa preferenciale për aktorin e humorit. Përmes një postimi në Instagram Florian Binaj ka dalë hapur dhe publikisht kundër rregullave të Ramës - që ky i fundit ka vendosur duke iu përmbajtur ndalimit të përhapjes së koronavirusit. Flori shprehet se nuk i bindet dikujt që shkel të drejtat e tij, ndërsa urdhrat e karantinimit i quan surreale:

“Unë nuk pranoj t’i bindem urdhrave të një njeriu që më shkel të drejtat e mia. Duke më mohuar lirinë timë në emër të surrealizmit të tij. Ti mund të jesh çfarë të duash por unë dhe qytetarët e këtij vendi, nuk jemi dele”!

Kryeministri Rama u shpreh dje në një deklaratë për shtyp se fundjava pa makina do të vijojë edhe për dy javë të tjera dhe më pas do të rikthehet sërish pas sezonit të verës si një mënyrë e re jetese nga tetori në mars.

Të fundit