Flash News

KRYESORE

“Nuk jemi gra”, Hajdari i tërheq vëmendjen: Përdore gjuhë seksiste; Balla: Tërhiqe mbrapsh, unë nuk gënjej

“Nuk jemi gra”, Hajdari i tërheq vëmendjen: Përdore

Deputetja Rudina Hajdari i ka tërhequr vëmendjen kreut të grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla pasi ky i fundit debatoi me deputetin Kujtim Gjuzi.

Balla iu drejtua Gjuzit, duke i thënë se “burrat janë burra, nuk janë gra. Të rrofshin mustaqet”, gjatë debatit për operacionin e shpërndarjes së ndihmave dhe përzgjedhjes së familjeve.

“I tërheq vëmendjen zotit Balla pasi përdori gjuhë seksiste. I them se ka gra që kanë më shumë burrëri se disa burra, për këtë të jesh i qartë. Të humb qetësia ndonjëherë, të jesh i sigurtë për këtë fakt. Ballës i tërheq vëmendjen edhe për aktin e derogimit, janë vetëm tre shtete në total si Shqipëria. Nuk është akt për tu krenuar në këto kohë, se ka zero transparencë”, tha Hajdari, lidhur me faktin se sipas Ballës, qeveria ka dërguar në KiE një notë verbale, pasi ka disa nene për liri private, të drejtë prone dhe se janë më shumë se 10 shtete që kanë bërë të njëjtën gjë si Shqipëria.

“Unë kam 16 vite në këtë sallë dhe nuk flas kurrë pa letër para. Tërhiqe mbrapsht atë që thatë se unë nuk gënjej”, iu drejtua Balla -Hajdarit.

Të fundit