Flash News

KRYESORE

"Nuk jemi kavie eksperimentale"; pas Tiranës, në protestë edhe maturantët e Lezhës: Testi i letërsisë i ngritur mbi një absurd

"Nuk jemi kavie eksperimentale"; pas Tiranës, në

Protestës së maturantëve referuar vlerësimit të provimit të Gjuhes Shqipe dhe Letërsisë i janë bashkuar edhe maturantët e Lezhës. Të mbledhur në qendër të qytetit me pankarta në duar, maturantët kanë kërkuar ribërjen e provimit, ndërsa thërrisnin njëzëri “ministri e turpit”.

"Ne zonja ministre nuk jemi këtu që të bëjmë një protestë të nisur nga opozita, por kemi ardhur këtu për të gjetur të drejtat tona. Një pyetje për Turi është shumë absurde. Ne jemi këtu dhe presim që qeveria të tregojë se qeveria na do dhe mendon për ne", u shpreh njëra nga maturantet.

Ndërkohë një tjetër tha se: "Testi i letërsisë ishte ngritur mi një absurd pasi ne nuk kemi studiuar akoma psikologji për të parë trurin e “Turit” dhe për të ditur se çfarë do të bëjë ai."

"Ne nuk jemi kavie eksperimentale. Po ta krahasojmë me testet e viteve të tjera shohim se s'ka përputhje. Po na largojnë nga ky vend. protesta do të vazhdojë dhe do shkojmë deri aty sa të bojkotojmë provimet e tjera. Jemi disa 18-vjeçar që na janë bërë padrejtësi", tha një tjetër maturante.

Nga qendra e qytetit maturantët marshuan drejt godinës së Zyrës Arsimore, duke i vendosur pankartat me mbishkrime kundër tezëz në hyrje të këtij institucioni, duke paralajmëruar përshkallëzim të protestave derisa t’i jepet zgjidhje problemit.

Të fundit