Flash News

KRYESORE

Nuk jeni shumë mirë në algjebër? Microsoft sjell një funksion të ri që do ju ndihmojë

Nuk jeni shumë mirë në algjebër? Microsoft sjell një

Microsoft ka integruar tek makina llogaritëse në Windows 10 një funksion shumë praktik për të gjithë ata që e “kanë me siklet” matematikën, ka shtuar grafikët.

Ishte ideja e inxhinierit të Microsoft Dave Grochocki, i cili sugjeroi se studentët mund të përdorin funksionin për mësimet në algjebër.

Ai vuri theksin tek algjebra si hapi i parë drejt një matematike të avancuar dhe shkencave të tjera e kurseve inxhinierike. Gjithashtu është një prej lëndëve ku studentët amerikanë më së shumti ngelin.

Shumica e aplikacioneve të makinave llogaritëse nuk kanë një funksion të grafikëve dhe me Windows 10 Microsoft kërkon të fitojë avantazh të qartë përballë rivalëve.

Të fundit