Flash News

KRYESORE

Nuk ju bind policisë, tentoi të largohet pasi transportonte lëndë narkotike, por arrestohet në flagrancë

Nuk ju bind policisë, tentoi të largohet pasi transportonte

Policia arrestoi në flagrancë shtetasi B.Q, 32 vjeç, banues në lagjen “Tre Heronjt”, Shkodër. Arristimi i tij u bë pasi, shërbimet e policisë “Shqiponja” gjatë patrullimit në fshatin Grude kanë konstatuar një mjet tip “Volkswagen”, ku i kanë bërë shenjë ndalimi, por drejtuesi i mjetit nuk i është bindur urdhërit të Policisë për të ndaluar dhe ka vijur lëvizjen me shpejtësi.

Drejtuesi i automjetit duke qarkulluar me shpejtësi ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga por pa pësuar dëmtime vetë dhe pasagjeri që udhëtonte më të. Më pas kanë braktisur automjetin dhe janë larguar në drejtim të fshatit Grudë.

Gjatë tentativës për tu larguar shtetasi i lartpërmendur ka nxjerrë nga makina dhe ka hedhur në rrugë një çantë sportive ku brenda saj kishte 19 pako të mbështjella me natriban, lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, gjithësej 22.5 kilogramë.

Forcat e policisë kanë bërë të mundur kapjen e shtetasit B.Q, ndërsa shtetasi tjetër që ishte pasagjer ka mundur të largohet, ku është shpallur në kërkim nga ana e Policisë.

Të fundit