Flash News

KRYESORE

Nuk justifikoi apartamentin 107 m2, shkarkohet nga detyra kreu i Gjykatës së Korçës

Nuk justifikoi apartamentin 107 m2, shkarkohet nga detyra kreu i Gjykatës

FOTO ILUSTRUESE

Shkarkohet nga detyra kreu i Gjykatës së Korçës, Admir Belishta. Vendimi u mor nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, duke e argumentuar me faktin se gjykatësi nuk e justifikon me burime të ligjshme pasurinë e tij.

Po ashtu, gjykatësi akuzohet se ka bërë edhe deklarim të rremë pasurie, referuar të dhënave nga ILDKPI.

Trupi gjykues përbëhej nga Olsi Komici, Lulzim Hamitaj dhe Genta Tafa. Gjyqtari rezultoi se nuk e ka justifikuar konkretisht një apartament 107 metra në Korçë të blerë në vitin 2009 dhe kishte një vlerë prej 6 milionë lekësh të reja.

Të fundit