Flash News

KRYESORE

Nuk justifikon dot pasurinë, gjyqtari Trezhnjeva: Të ardhurat janë nga bashkëshortja

Nuk justifikon dot pasurinë, gjyqtari Trezhnjeva: Të ardhurat

Gjyqtari i Apelit të Durrësit, Besim Trezhnjeva, ditën e sotme në seancën dëgjimore është vënë para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Sipas KPK, Trezhnjeva ka fshehur pasurinë, pasi deklarimi që ai ka bërë nuk përputhet.

KPK shprehet se Trezhnjeva nuk i justifikon pasuritë dhe ka kryer deklaratë të rreme.

Pas përfudnimit të seancës, gjyqtari Trezhnjeva, njkëherazi dhe kandidat për KLGJ, ka mohuar akuzat. Në një deklaratë për median ai tha se pasuria e tij është e ligjshme.

“Kemi punuar bashkë me gruan. Të ardhurat kryesore janë nga bashkëshortja. Pasuria ime është e ligjshme”, tha Trezhnjeva. Kujtojmë që seanca tjetër ndaj tij do të mbahet më 13 prill.

Të fundit