Flash News

KRYESORE

"Nuk ka asnjë motiv të rri në karrigen e kryeministrit duke pranuar shantazhet", Rama deklaratë të fortë nga ‘Komunikimi Javor’: E kam ndarë mendjen...

"Nuk ka asnjë motiv të rri në karrigen e kryeministrit duke

Kryeministri Edi Rama tha sot nga rubrika ‘Komunikimi Javor’ se nuk ka më asnjë motiv të rrijë në karrigen e kryeministrit duke pranuar shantazhet për votat për një reformë. Rama foli për shtetin që na duhet teksa tha se  për të rritur ekonominë duhet të ketë dy porta të hapura, portën e  drejtësisë dhe të shërbimit të publikut. "Unë e kam ndarë mendjen për të punuar për Shqipërinë" tha Rama dhe kërkoi përmes ‘Komunikimit Javor’ që qytetarët të bëjnë zgjedhjen e duhur më 25 qershor.

“Shteti që na duhet për të rritur ekonominë duhet të ketë dy porta të hapura, portën e  drejtësisë dhe të shërbimit të publikut. Portën e drejtësisë po e hapim duke e pastruar ndaj gjykatësve, dhe portën e shërbimit do e hapim me shtysën për një votë popullore në 25 qershor. Na jepni besimin që ju kthejmë dinjitetin. Nuk u kërkoj demokratëve të bëhen socialistë.

S’më interson fare pushteti personalisht, por si mjet për të arritur qëllimt e mëdha. Sa prej jush kanë paguar para në dorë për patenta apo koalidim, nëse doni të vazhdoni jepini pushtetin atyre, nëse jo, ju ka ardhur mundësia që me një votë më shumë të marrim një zyrë më shumë, t’i nxirrim jashtë së bashku. Sot kam bindjen më shumë se 4 vjet më parë që ky vend bëhet. Unë e kam ndarë mendjen për të punuar për Shqipërinë, po ju e keni ndarë mendjen? Kemi shumë për të humbur nëse nuk bëhemi bashkë. Kanë shumë për të mësuesit për arsimin, kanë për të humbur punonjësit dhe pensionistët nëse nuk bëhemi bashkë. 25 qershori nuk është garë por një udhëkryq, nëse do ta çojmë përpara apo të mbajmë duart në tepsi. Unë kërkjoj timonin për të rritur shejtësinë e reformave.

Nuk ka më asnjë motiv të rri në karrigen e kryeministrit duke pranuar shantazhet për votat për një reformë. Për mua merret një vendim historik në 25 qershor, nëse merret vendimi i duhur do të bëjmë 4-fishin e atyre që kemi bërë.  Votoni 2 këtë herë se nuk është si gjithë të tjerat" përfundoi Rama.

 

Të fundit