Flash News

KRYESORE

“Nuk ka asnjë vlerë historike Teatri”, Manjani reagon pas deklaratës së Ramës: E pa besueshme në ç’kohë po jetojmë!

“Nuk ka asnjë vlerë historike Teatri”, Manjani reagon pas

Mbrëmjen e djeshme i ftuar në “Opinion” kryeministri Edi Rama u shpreh se Teatri do të shembet, pasi sipas tij nuk ka asnjë vlerë historike. Pas deklaratës së Ramës ka reaguar ish-ministri Ylli Manjani.

Në një reagim në Facebook, Manjani shprehet i irrituar pas deklaratës së Ramës, teksa shkruan:

 “Ka marrë fund, nuk ka asnjë vlerë historike Teatri..”- thotë a arkitekti,

konstruktori,urbanisti,historiani, arkeologu e gjithologu që vetëm si Kryeministër nuk flet!

Dmth Fatos Lubonja, Maks Velo, historianë, aktorë e njerëz të njohur e të pa njohur, madje edhe Artan Shkreli e Artan Lame na qenkan “nostalgjikë dhe pa argument”!

Argument ka vetëm një, tashmë! Vetēm fjala e Führer është argument! Dëshira e tij bëhet ligj!

E pa besueshme ç’kohë po jetojmë e ç’po na dëgjojnë veshët!”

Të fundit