Flash News

KRYESORE

“Nuk ka bir nëne…”/ Ish anëtari i Kryesisë së PS-së tregon çfarë i tha Rama në telefon pasi e kishin kërcënuar

“Nuk ka bir nëne…”/ Ish anëtari i Kryesisë

Limoz Dizdari, ish-anëtari i Kryesisë së Partisë Socialiste ka rrëfyer se para dy vitesh është kërcënuar, ndërsa për këtë incident i ka shkruar dhe kryeministrit Edi Rama disa letra.

Në emisionin ‘Kjo Javë’ në ‘News24’, Dizdari tha se ndonëse Rama nuk i kishte kthyer përgjigje 8-9 letrave të tij, e ka marrë në telefon. Mes te tjerash ai tha se i kishte derguar disa letra dhe presidentit Ilir Meta dhe kryeparlamentarit Gramoz Ruçi.

“Më thanë që duhet të ikësh, po nuk ike për 36 orë, të heqim skalpin e kokës. Më kërcënuan sot e dy vite më parë, njerëz të interesuar që të më heqin që andej. Më mori kryeministri në telefon dhe më tha; “ku ka bir nënë….” dhe ca fjalë të tjera. Mendova me vete: “Të të vijë turp. Të më thotë mua djali i mikut tim Kristaq Rama kështu”. Ai pretendon që unë nuk trembesha dhe më tha që ai do të më mbronte”, rrëfeu Dizdari.

Të fundit