Flash News

KRYESORE

Nuk ka burgim të përjetshëm për Dritan Dajtin, për vrasjen e 4 policëve do qëndrojë jo më shumë se 10 vite në qeli

Nuk ka burgim të përjetshëm për Dritan Dajtin, për

Gjykata e Apelit ka rrëzuar vendimin për burgim të përjetshëm për Dritan Dajtin, i cili vrau katër policë në gusht të 2009-ës, në qytetin e Durrësit. Për këtë ngjarje të rëndë, Dajti do të vuajë 25 vite burg, pasi trupi gjykues ka pranuar kërkesën për gjykim të shkurtuar. Duke qenë se ka qëndruar për 10 vite në burg, atij nuk i kanë mbetur më shumë se 10 vite heqje lirie.

Në ngjarjen e ndodhur më 7 gusht të 2009-ës, mbetën të vrarë policët Kastriot Feskaj, Altin Dizdari, Sajmir Duçkollari dhe Fatos Xhani, të cilët kishin shkuar për ta arrestuar, pasi Dritan Dajti ndodhej në kërkim.

Gjatë procesit të gjatë gjyqësor, Dajti është mbrojtur duke deklaruar se nuk kishte dijeni se personat ishin efektivë të policisë dhe ka qëlluar për t'u vetëmbrojtur.

Të fundit