Flash News

KRYESORE

Nuk ka firmosur ende lënien e mandatit, deputeti Ndoka sqaron të vërtetën

Nuk ka firmosur ende lënien e mandatit, deputeti Ndoka sqaron të

Deputeti Nard Ndoka është një ndër deputetët që ende nuk ka firmosur dokumentin për lënien e mandatit të deputetit. Jo se kundërshton vendimin e opozitës, por se ai ndodhet në Bruksel për arsye pune, ashtu si Fatmir Mediu që është në një takim të OSBE-së në Austri.

“Ndodhem në Bruksel. Sapo të kthehem do ta firmos dorëzimin e mandatit”, është shprehur Ndoka për News 24. ‘Të bardhën mbi të zëzë’ nuk e ka hedhur as deputetja Rudina Hajdari, që po ashtu ndodhet në Bruksel.

“Diskutime të dobishme në Këshillin e BE-së për hapat e mëtejshme të Shqipërisë në rrugën për hapjen e negociatave të Shqipërisë për anëtarsimin në Bashkimin Evropian. Dje pata takime me personalitete evropiane përgjegjës për njesinë e zgjerimit, në fokus të të cilave ishte "qëndrimi që pritet të mbajë Këshilli i BE-së në Qershor", ka shkruar Hajdari në ‘Facebook’.

Të fundit