Flash News

KRYESORE

Nuk ka koalicion LDK dhe LVV, partitë do të shkojnë të vetme në zgjedhje

Nuk ka koalicion LDK dhe LVV, partitë do të shkojnë të vetme

Nuk ka koalicion mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe lëvizjes Vetëvendosje. Përpjekjet dështuan për shkak të mospajtimeve rreth kandidaturës për postin e kryeministrit. Një propozim në mbasditen e djeshme nga ana e kreut të VV-së, Albin Kurti nuk u pranua nga LDK, e kjo bëri që gjuha e përbashkët mos të gjendje.

Në mesnatën e së premtes përfundoi afati për regjistrimin e koalicioneve dhe të dyja këto parti sikurse edhe Partia Demokratike e Kosovës, shkojnë në zgjedhje të vetme.

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve janë regjistruar dy koalicione parazgjedhore të partive politike shqiptare: koalicioni i Nismës Socialdemokrate dhe Aleancës Kosova e Re dhe ai ndërmjet Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partisë Socialdemokrate si dhe dy koalicione të partive politike të pakicave kombëtare.

Kurse partitë politike kanë afat regjistrimi deri më 6 shtator. Kosova do të votojë më gjashtë tetor në zgjedhjet e parakohshme që pasuan dorëheqjen e kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili u thirr për t’u marrë në pyetje në Prokurorinë e Posaçme në Hagë e cila trajton pretendimet për krime lufte dhe të pasluftës në Kosovë.

Të fundit