Flash News

KRYESORE

Nuk ka marrëveshje mes LDK-së dhe LVV-së, por do të ketë një takim tjetër

Nuk ka marrëveshje mes LDK-së dhe LVV-së, por do të

Lideri i LDK-së Isa Mustafa dhe ai i LVV-së Albin Kurti sërish nuk kanë arritur një marrëveshje pas takimit të sotëm të tyre që zgjati mbi dy orë. Ata biseduan për detajet për koalicionin, i cili do të qeverisë vendin, por ende nuk ka një akord përfundimtar. Gjithsesi, të dyja palët vendosën që të takohen sërish, e kjo do të thotë se negociatat vazhdojnë.

Duhet thënë se kjo është java e fundit që ka në dispozicion Albin Kurti për të krijuar qeverinë e re në Kosovë pas zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit.

Pavarësisht thirrjeve të bëra nga faktori ndërkombëtar për gjetjen e akordit, duket se kjo vazhdon të ngelet e vështirë për t’u arritur. Nga LDK-ja duan që të kenë ata të drejtën për të vendosur kryeparlamentarin, ndërkohë që LVV-ja heziton që të heqë nga ky poston Glauk Konjufckën, të zgjedhur para disa javësh.

Të fundit