Flash News

KRYESORE

Nuk ka mbaruar ende, sizmiologu paralajmëron lëkundje të tjera tërmeti në të gjithë vendin

Nuk ka mbaruar ende, sizmiologu paralajmëron lëkundje të tjera

Duket se më e keqja ka kaluar, por rreziku nga tërmetet nuk ka kaluar ende.

Rreth orës 11.00 të ditës së sotme i gjithë vendi u lëkund nga një goditje e fortë tërmeti, me magnitudë 5.1 të shkallës rihter.

Sipas sizmiologut Rrapo Ormeni në pak sekonda janë nderë plot 22 lëkundje sizmike.

Në një lidhje telefonike me News 24, specialisti tha se rreziku ka kaluar, por pritet të ketë të tjera lëkundje tërmeti më të vogla.

“Është normale që pas lëkundjeve të tilla të forta të shoqërohen me të tjera lëkundje gjatë ditës së sotme, pasi kemi të bëjmë me thyerje. Por jo si goditja e parë”, është shprehur Ormeni.

*Lexoni të gjitha lajmet për tërmetin => Tërmeti në Shqipëri

Të fundit