Flash News

KRYESORE

Nuk ka më hapësira në Tiranë; Veliaj i vështirëson punën vetes, detyrohet të mbivendosë “parqet” në kryeqytet

Lejet e shumta për ndërtimin e kompleksve me pallate nuk po vështirësojnë vetëm jetën dhe punën e banorëve të Tiranës, por edhe të personit që i jep këto leje, kryebashkiakut Erion Veliaj.

Veliaj ka qenë sot në hapësirën midis Universitetit të Tiranës dhe ish-hotel Sheraton, për të përuruar së bashku me ministren e Arsimit, Lindita Nikolla, një park brenda dy parqeve të tjera.

“Shtegu i dijes” i përuruar sot është një hapësirë me pemë kushtuar mësuesve të kryeqytetit, por kjo hapësirë është brenda hapësirës së parkut të madh të liqenit artificial. Por jo vetëm kaq, më 27 janar të 2017-ës, në të njëjtin vend u përurua parku “Të drejtë midis Kombeve”, në përkujtim të Holokaustit. Në atë ceremoni morën pjesë ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, nënkryetarja e bashkisë, Brunilda Paskali dhe ambasadori i Izraelit në Tiranë.

Vetë Veliaj publikoi foto nga aktiviteti dhe hapësirën e parkut të liqenit që sot e quan “Shtegu i Dijes”, një vit më parë e quajti “Olive Garden” (Kopshti i ullinjve).

Kjo situatë tregon edhe një herë tjetër se bashkia e Tiranës përpiqet të mbulojë me propagandë  drejtimin që ka zgjedhur, atë të vijimit të betonizimit të kryeqytetit.

 

 

Të fundit