All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

‘Nuk ka më vend për interpretime’, Meta shpërndan intervistën e anëtares së Komisionit të Venecias: Koha për zbatim korrekt të rekomandimeve

‘Nuk ka më vend për interpretime’, Meta shpërndan
All - Paragraf - 1

Presidenti Ilir Meta ka postuar në adresën e tij në Facebook një intervistë të Deutsche Ëelle nga profesorja Angelika Nußberger, anëtare gjermane e Komisionit të Venecias.

All - Paragraf - 3

Në reagimin e tij Meta pohon se tashmë është koha për zbatimin e rekomandimeve të Komisioni të Venecias.

Presidenti shkruan se ‘Venecia’ do të ndjekë edhe zbatimin e rekomandimeve të tij të fundit për Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë.

Sipas Metës, kjo është e vetmja rrugë drejt çeljes së negociatave dhe funksionimit të shtetit ligjor.

Mesazhi i Metës

PO, NUK KA MË VEND PËR INTERPRETIME!

Tani është koha për ZBATIMIN KORREKT të REKOMANDIMEVE të Komisionit të Venecias, përmes BASHKËPUNIMIT TRANSPARENT dhe KONSTRUKTIV.

Është shumë e rëndësishme që Komisioni i Venecias do të ndjekë edhe zbatimin e rekomandimeve të tij të fundit për Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë.

Po kështu rekomandimet e Komisionit të Venecias janë në ndjekje nga Parlamenti Europian dhe vendet anëtare.

Kjo është e vetmja rrugë drejt çeljes së negociatave dhe funksionimit të shtetit ligjor. 🇦🇱🇪🇺

Të fundit