Flash News

KRYESORE

Nuk ka Messi, por ka Ansu Fati! Barcelona fiton me dopietën e talentit

Nuk ka Messi, por ka Ansu Fati! Barcelona fiton me dopietën e talentit

Barcelona mund të mos e ketë Leo Messin autor golash në një ndeshje, por ka talente të tjerë. Për shembull, Ansu Fati, i cili sonte shënoi dy gola në fitoren 2-1 të katalanasve kundër Levantes.

Katalanasit këtë të diel dominuan ndeshjen dhe zgjidhën gjithçka në 30 minutat e para. Messi asistoi golat e talentit Ansu Fati, i cili u ngjit në kuotën e 4 golave në kampionatin spanjoll për këtë sezon.

Kjo dopietë e tij bëri që Barcelona të marrë tri pikët e plota dhe të zbresë sërish distancën me Realin kryesues në 3 pikë. Djemtë e Zinedine Zidane kryesojnë në kuotën e 49 pikëve pas 22 javësh kampionat, ndërsa Barcelona në vend të dytë, ka 46 pikë.

Të fundit