Flash News

KRYESORE

Nuk ka naftë falas në fushatë? Në Gjirokastër ambulanca furnizon me karburant mjetin e Vangjel Tavos

Nuk ka naftë falas në fushatë? Në Gjirokastër ambulanca

LSI ka disa ditë që ka nisur fushatën për zgjedhjet e 25 qershorit dhe një prej elementëve të rëndësishëm pa të cilin partitë politike nuk bëjnë dot është nafta. Me dhjetëra makina të partive lëvizin çdo ditë në qytete dhe fshatra, e për këtë aryse konsumi i karburantit rritet ndjeshëm.

Por LSI e Gjirokastrës mesa duket ka vështirësi në sigurimin e financave për naftën. Siç raporton ‘Jugu News’, në një prej pikave të furnizimit me karburant në Gjirokastër është konstatuar se nafta e destinuar për mjetin e urgjencës së spitalit është hedhur në makinën që përdoret për fushatë nga deputeti i LSI, Vangjel Tavo.

Xhipi me ngjyrë të zeze me targa AA050HT, prej kohësh është vënë në përdorim të drejtuesve të LSI në Gjirokastër dhe të personave të besuar të Tavos. Poshtë shigjetave të kuqe janë mjeti i spitalit dhe xhipi i LSI, ndërsa me shigjetë të gjelbër, shoferi i spitalit E.M.

Të fundit