Flash News

KRYESORE

Nuk ka ndër mend të lërë zyrën, kryebashkiakia Ademi intensifikon veprimet e saj

Nuk ka ndër mend të lërë zyrën, kryebashkiakia Ademi

Kryebashkiakia Voltana Ademi duket e vendosur të mos e dorezoje postin e saj si qytetare e parë e Shkodrës për Valdrin Pjetrin e dale nga ’30 qershori’. Gjatë tre ditëve të fundit, Ademi është parë mjaft aktive në inaugurimin e rrugëve dhe rikonstruksionin e shkollave në disa zona të Shkodrës, duke nënkuptuar se synon të vijojë punën deri në organizimin e zgjedhjeve të reja vendore.

Aktivitetet e saj në 3 ditët e fundit:

  • Nisja e punimeve në rrugën “Loro Nodaj”; investim me vlerë  11,5 milion lekë të reja në Njësinë Administrative Guri i Zi;
  • Koncert për qytetarët e Shkodrës në Sheshin "Nënë Tereza";
  • Nisja e punimeve për lotin e dytë të sistemim- asfaltim i rrugës Oblikë Qendër- Lagjja e Re në Njësinë AdministrativeAna e Malit. Investim me vlerë 4,5 milion lekë të reja.
  • Rikonstruksion i kopshtit të Oblikësës, investim  2.4 milion lekë nga të ardhurat e Bashkisë Shkodër;

Në Partinë Socialiste përflitet se Pjetri do ta marrë detyrën më datë 21 gusht, duke u konstituuar në universitetin “Luigj Gurakuqi” ose në prefekturën e qytetit. Si Rakip Suli në Kamzë, ai më pas do të marshojë drejt institucionit – pas orës 16 - jashte orarit zyrtar të punës për të marrë detyrën.

Të fundit