Flash News

KRYESORE

‘Nuk ka negociata në tetor’, Paloka: Komisioni Hetimor për Metën, lojë politike dhe çmenduri antiligjore e Ramës

Nën kryetari i PD-së, Edi Paloka, në një status në ‘Facebook ‘komenton planin e Komisionit Hetimor që hetojë Presidentin Meta.

Paloka shkruan se kjo është e gjitha një lojë politike, e cila sipas tij është tregues që kjo qeveri është zhytur në antiligjshmëri. Më tej Paloka vijon duke shtuar se negociatat nuk do të çelen në tetor, pasi Rama dhe qeveria e tij janë të lidhur fort me krimin.

Kujtojmë se sot u caktua data se kur do të thirret presidenti Ilir Meta në Komisionin Hetimor, të ngritur për të kontrolluar ligjshmërinë e veprimeve të Presidentit lidhur me zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore. Mësohet se Meta është thirrur më datë 6 shtator të paraqitet në komision.

Postimi i Edi Palokës

Vazhdimi i lojes me te ashtuquajturin “komision hetimor per shkarkimin e Presidentit te Republikes”

tregon qartazi se Rama ka vendosur te zhytet edhe me thelle ne cmendurine e tij antiligjore, antikushtetuese dhe antidemokratike.

Ai qe emeroi Valdrin Pjetrin dhe qe vazhdon te mbroje Kajmakun , kercenon me shkarkim Presidentin e Republikes vetem sepse ne zbatim te detyrave te tij kushtetuese mori vendime qe prishen planet e Rames per te futur vendin ne gjakderdhje.

Shqiperise tanime i eshte prere rruga per hapjen e negociatave prej nje qeverie te lidhur me krimin e qe shkeljen e ligjit e te Kushtetutes e ka kthyer ne rutine , por nuk mund te lejojme qe cmenduria dhe babezia e nje njeriu te na ktheje vite mbrapa.

Shqiptaret meritojne Evropen jo Edvin Ramen!

 Komisioni hetimor, reagon Meta: Propaganda anti-President nuk ndihmon sundimin e ligjit, ka vetëm një zgjidhje

 

Të fundit