Flash News

KRYESORE

Nuk ka negociata; Rama në Kuvend: Në zgjedhjet lokale të marrim të gjitha bashkitë

Nuk ka negociata; Rama në Kuvend: Në zgjedhjet lokale të marrim

Kryeministri Edi Rama ka theksuar sot në Parlament se nuk do të ketë negociata me opozitën “për të ndryshuar rregullat e lojës”. Nga foltorja e Kuvendit, Rama lëshoi shumë akuza ndaj Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, duke i quajtur opozitë pa ide.

Sa i përket zgjedhjeve lokale, Rama tha se ato do të zhvillohen, ndërkohë që partitë opozitare e kanë të qartë se nuk mund të fitojnë as gjysmën e bashkive që kanë aktualisht. Ai kërkoi nga socialistët që të angazhohen për të fituar në të gjitha bashkitë e vendit.

“E dinë që nuk kanë mundësinë të marrin as gjysmën e bashkive që kanë. Madje shanset janë zero. Ajo që na takon është që t’i marrim të gjitha bashkitë që t’i japim mundësinë njerëzve të qeverisen nga njerëz normal që dinë të bëjnë qytet dhe zhvillim urban”, tha Rama.

Gjatë fjalës së tij, Rama iu referua disa herë deputetëve që pranuan të marrin mandatet pas largimit të PD dhe LSI, duke theksuar se me ata do të bëjë reformën zgjedhore.

Të fundit