Flash News

KRYESORE

Nuk ka negociatorë nga Gjermania, Merkel ultimatum Ramës e Bashës: Zgjidheni vetë krizën e rëndë politike

Nuk ka negociatorë nga Gjermania, Merkel ultimatum Ramës e

Në një ndër pikat e rezolutës së Gjermanisë, shkruhet edhe për krizën politike që ka përfshirë vendin. Deputetët e qeverisë së Angela Merkel, u bëjnë apel palëve politike të ulen të dialogojnë për zgjidhjen e saj, pa u shprehur nëse ata janë gati të ofrohen si negociator apo kontribues në dialog.

"Shqipëria është në një krizë të rëndë politike pa zgjidhjen e së cilës hapja e negociatave vështirësohet në mënyrë të konsiderueshme. Bundesatgu i bën thirrje palëve politike të hedhin të gjithë hapat e mundshëm për të zgjidhur sa më shpejt krizën e rëndë politike", deklarojnë deputetët e CDU/CSU.

Që prej shkurtit, ku opozita dogji mandatet, asnjëra nga palët nuk ka shprehur gadishmërinë për të dialoguar për daljen nga kriza, përkundër retorikave të përditshme politike.

Edi Rama më 30 korrik u shpreh gati të pres të huajt si negociator, ndërsa Basha, pak ditë më parë, u shpreh nga qyteti i Shkodrës se ngërçi do të zgjidhet nga brenda, jo nga jashtë.

Të fundit