Flash News

KRYESORE

‘Nuk ka paguar një gjobë në jetën e tij’, PD i kujton Ramës si e mbronte Kajmakun: Antiligji është modeli i tij i qeverisjes

‘Nuk ka paguar një gjobë në jetën e tij’, PD i

Ish-deputetja e PD-së Dhurata Çupi, në një dalje nga selia blu akuzoi kryeministrin Rama se vazhdon të mbrojë Agim Kajmakun edhe pasi prokuroria verifikoi zyrtarisht se ai ka shkelur ligjin e dekriminalizimit.

Çupi risjell edhe një deklaratë të kyeministrit, që i ftuar te emisioni i Sokol Ballës i referohej Kajmakut si ‘një burrë që nuk ka paguar asnjë gjobë në jetën e vet.’

“Gjatë gjithë kësaj kohe, Edi Rama ka qenë në mbrojtje të Agim Kajmakut, edhe pse e dinte se ai ishte subjekt i ligjit të dekriminalizimit. 3 javë më parë, Edi Rama e mbrojti atë edhe publikisht”-theksoi Çupi.

“Qëndrimi i Edi Ramës në mbrojtje të një funksionari publik që e ka vendin në burg dhe jo në krye të një bashkie, tregon se Edi Rama dhe Agim Kajmaku ndajnë të njëjtin moral. Për ta ligji nuk ka vlerë, kur cënon pushtetin e tyre.

Fshehja pas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është një qendrim prej burracaku i EdI Ramës. Ai e di shumë mirë se, siç thotë Zëri I Amerikës, për Agim Kajmakun nuk ka shpëtim.

Edi Rama e di, po aq mirë, se shumë shpejt do t’I vijë rradha edhe atij!”-tha ndër të tjera Çupi.

Të fundit