Flash News

KRYESORE

Nuk ka para për teatrin, LSI i publikon shifrat Edi Ramës: Ja ku i shpenzove 100 milionë euro

Nuk ka para për teatrin, LSI i publikon shifrat Edi Ramës: Ja ku i

Petrit Vasili, kreu i Grupit Parlamentar të LSI, e konsideron kriminale sjelljen e kryeministrit Edi Rama ndaj aktorëve dhe Teatrit Kombëtar.

Vasili thotë se Rama pretendon se nuk i ka paratë për të ndërtuar teatër të ri, por ndërkohë ka harxhuar 100 milionë euro për portalet e Qeverisë. Ai thekson se me këtë shumë mund të ndërtoheshin pesë teatro të një niveli të lartë.

Reagimi i Petrit Vasilit:

Kryeministri,qe baderdisi mbi 100 milion euro me portale s'ka leke per teatrin.Kriminale.

Kryeministri megjithe Bashki e Ministri bejne ne menyre te peshtire viktimen sikur s'ka para',vetem e vetem qe te grabisin token e Teatrit Kombetar dhe ta shkaterrojne ate.

Keta jane thjesht dhe vetem kriminele te artit dhe kultures se Shqiperise,pasi kerkund nuk eshte pare e degjuar qe krenaria e artit te nje vendi te trajtohen si armiq nga qeveria e tyre vetem sepse mbrojne artin.

Ne po perjetojme tragjikisht inkuizicionin e binomit shkollepake dhe hajdute,qe po bie si sopate mbi Teatrin Kombetar dhe aktoret e shkelqyer te tij.

Sa per parate, po ju sjell vetem fakte se ç'baderdi kane bere keta duke bere leket rrush e kumbulla me portale e digitalizimi koti.

E kane pohuar vete qe kane grire mbi 100 milion euro per to dhe te gjithe e kuptojne menjehere qe vetem me to do kishim bere nja 5 teatro kombetare ultra moderne.

Dhe sot qajne e lajne se gjoja s'kane para'.

Jane mashtrues e kusare dhe pike.

Ja fakti i pohuar me gojen e tyre:

Ne nentor te 2016 Ministrja e Inovacionit Harito deklaronte perpara Komisionit Parlamentar te Ligjeve:

"Vetëm për të pasur një ide për vlerën e kësaj, në tri vitet e kaluara për infrastrukturën dixhitale janë shpenzuar nga shteti shqiptar, dhe këtë e keni edhe te APP, nga institucionet e ndryshme, jo vetëm institucioni që drejtoj unë, janë investuar nga buxheti rreth 100 milionë euro".

Të fundit