Flash News

KRYESORE

Nuk ka porces në Itali, por Tahiri ka marr avokat në Katania, Maks Haxhia: Pse i morëm

Nuk ka porces në Itali, por Tahiri ka marr avokat në Katania, Maks

Avokati i Saimir Tahirit, Maks Haxhia në një lidhje telefonike në studion e emisionit ‘Opinion’ u shpreh se nga Prokuroria e Katanias nuk ka asnjë informacion zyrtar që ndaj Tahirit të jetë regjistruar procedim.

Haxhia tha se janë njohur me dosjen e plotë dhe deri tani “nuk ka asnjë provë direkte apo indirekte që të implikojë Tahirin”.

Lidhur me përgjigjmet e fundit të publikuara në media ku flitet edhe për një dhuratë, kostum ‘Hugo Boss’, avokati Haxhia tha se “Tahiri nuk ka qenë fare në dyqanin e ‘Hugo Boss’”.

I pyetur se përsa Saimir Tahiri ka kontaktuar një studio ligjore në Katania edhe pse nuk është nën hetim, Haxhia bëri të ditur se studio është kontaktuar që “të jetë në kontakt me autoritetet për të qenë të gatshëm për të sqaruar pozicionin e Tahirit nëse do të jetë e nevojshme”.

Të fundit