Flash News

KRYESORE

Nuk ka qenë në asnjë ndeshje të Botërorit, mediat e huaja zgjedhin moderatoren shqiptare si tifozen më seksi

Sot luhet finalja e madhe e Kupës së Botës mes Francës dhe Kroacisë, dhe përgjatë këtij eventi, ato që kanë rënë në sy kanë qenë edhe tifozet seksi që kanë mbushur stadiumet e Rusisë.

Por ajo që është më shumë për tu çuditur, është fakti se media sportive “Sportbible” ka bërë një përzgjedhje të vajzave më të bukura të stadiumit, ku ka përfshirë edhe moderatoren shqiptare, Floriana Garo, e cila nuk ka marrë pjesë në asnjë ndeshje të Botërorit.

Këtë gjë, Floriana nuk e ka besuar as vetë, ku me anë të një postimi në “Instagram” është shprehur se kjo ka qenë diçka e papritur për të.

“Po unë si përfundova këtu?”, ka shkruar moderatorja bashkangjitur postimit.

Kujtojmë se Floriana Garo para pak muajsh u bë nënë për herë të parë dhe tashmë po i’a kushton kohën vajzës së saj të vogël.

 

Të fundit