Flash News

KRYESORE

Nuk ka qetësi për Ramën. Palmer: Ka përgjegjësi për skandalet e qeverisë

Nuk ka qetësi për Ramën. Palmer: Ka përgjegjësi

Mathew Palmer, zv/ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën deklaron se qeveria e drejtuar nga kryeministri Edi Rama, do të mbajë përgjegjësi për skandalet e shpërthyera këto 6 vite. Për të, udhëheqësit politik duhet të sillen me maturi dhe përgjegjshmëri, si një vend anëtar i NATO-s dhe me aspirata për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian.

“Ka përgjegjësi të shumta, për të gjithë politikanët që të pranojnë pjesën e tyre. Por ajo për të cilën jemi të interesuar ne, është rruga drejt të ardhmes së Shqipërisë. Mosmarrëveshjet politike duhet të zgjidhen jo nga aktorët ndërkombëtarë, apo nga forca të jashtme që shkojnë atje për të zgjidhur mosmarrëveshjet apo luajtur rolin e arbitrit. Ato duhet të zgjidhen nga institucionet e Shqipërisë. Shqipëria është vend i NATO-s, kandidat për në B.E., është një partner i rëndësishëm për Shtetet e Bashkuara dhe ne duam që Shqipëria dhe udhëheqësit shqiptarë të mbajnë përgjegjësi për zgjidhjen e sfidave politike me të cilat ndeshet vendi”, paralajmëron Palmer ne nje interviste per 'Zerin e Amerikes'.

Të fundit