Flash News

KRYESORE

Nuk ka rekord fitoresh, United ndal Liverpool-in dhe ndihmon Pepin

Nuk ka rekord fitoresh, United ndal Liverpool-in dhe ndihmon Pepin

Manchester United sot ndali Liverpool-in me barazim 1-1 duke penguar "Të kuqtë" për të barazuar rekordin e Manchester City prej 18 fitoresh radhazi në Premier League.

Liverpool pati dy mundësi të mira në fundin e pjesës së parë, por "Djajtë e kuq" qenë më efikasë dhe Marcus Rashford kaloi në avantazh vendësit pas një harkimi nga e djathta nga James. Klopp dhe lojtarët e tij protestuan për një faull të Lindelof ndaj Origit gjatë ndërtimit të aksionit të golit, por Atkinson nuk ia pranoi argumentin edhe me VAR.

Mungesa e yllit Salah u duk gjatë lojës, sepse Liverpool ishte më pak kreativ në fushë. Gjithsesi, në minutën e 85’ Lallana, i futur në fushë në pjesën e dytë, ktheu në gol asistin e mbrojtësit Robertson.

Liverpool tani ka 6 pikë më shumë se City ndjekës dhe 15 më shumë se Manchester United.

Të fundit