Flash News

KRYESORE

Nuk ka shpresë për anëtarin e grupeve kriminale në Itali, Apeli e lë në burg 42-vjeçarin

Nuk ka shpresë për anëtarin e grupeve kriminale në Itali,

Gjykata e Apelit në Shkodër ka dhënë sot masën e sigurisë “arrest me burg” për Edmond Çomon, i arrestuar tre ditë më parë për llogari të drejtësisë italiane.

Shteti italian kishte lëshuar urdhërin e arrestit ndërkombëtar për Çomon. Por avokatin 42-vjeçarit, Adrian Visha kjo është një kërkesë e mbështetur vendim arresti e ndryshuar.

“Masa është ndryshuar pasi Çomo ka qëndruar 5 muaj Shqiperi. Ngjarja për të cilën kërkohet ekstradimi është minimale” ka thënë ai.

Gjykata e Leçes në Itali ka lëshuar urdhërin e arrestit ndërkombëtar me nr. 1379 datë 11.04.2017 për veprën penale “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim” parashikuar nga nenet 81, 56 dhe 629 të Kodit Penal Italian.

Policia thotë se “në shtetin italian personi i lartpërmendur njihet si anetar i grupeve të rrezikshme të krimit të organizuar si dhe është i dënuar më parë po në këtë shtet”.

 

Të fundit