Flash News

KRYESORE

Nuk ka të ndalur mbaruar kanabisi në Vlorë, asgjësohen qindra bimë narkotike në Llogara

Nuk ka të ndalur mbaruar kanabisi në Vlorë, asgjësohen

Vlora është shënuar me të kuqe si një prej rretheve më problematike sa i takon kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike. Gjatë pasdites së djeshme në zonën e Llogarasë janë asgjësuar 713 bimë narkotike.

Konkretisht gjatë kontrolleve që policia ka ushtruar në vendin e quajtur '”Gropa e Sterës”, në Llogara janë konstatuar të kultivuara në 170 gropa rreth 500 bimë narkotike kanabis sativa. Në vijim të kontrollit të territorit, paraditen e sotme në fshatin Risili policia ka konstatuar të kultivuara rreth 213 bimë narkotike kanabis sativa. Pas komunikimt që është bërë me prokurorin, policia ka bërë asgjësimin e tyre me anë të shkuljes dhe të diegies. Aktualisht policia po vazhdon hetimet për zbulimin dhe kapjen e autorëve të kësaj vepre penale. Ndërkohë për ndjekje të mëtejshme materialet i’u referuan Prokurorisë së Vlorës për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”

 

Të fundit