Flash News

KRYESORE

Nuk ka të sosur droga, arrestohen edhe dy shqiptarë në Larisa

Nuk ka të sosur droga, arrestohen edhe dy shqiptarë në Larisa

Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar në Larisa të Greqisë. Ata akuzohen për trafik droge si dhe kontrabandë. Policia bën të ditur se dy shtetasit shqiptarë, një mashkull i moshës 47 vjeç dhe një femër e moshës 43 vjeçe, u arrestuan, pas verifikimit të informatës se trafikonin lëndë narkotike. Policia kreu kontrolle në dy banesa si dhe në një magazinë që kishte 47 vjeçari.

Gjatë kontrollit në prani të prokurorit, u gjetën dhe u sekuestruan 11 paketa me kanabis, me peshë të përgjithshme 12 kilogramë, si dhe një sasi e vogël prej 84 gramësh kokainë.

U gjetën gjithashtu 20 qese me duhan si dhe 18 paketa cigare, pa pullën e akcizës. Policia sekuestroi katër peshore, shtatë celularë si dhe një shumë parash prej 3.461 euro.

Të fundit